Sapo të hyni në Suitën tuaj Deluxe ju do të ndjeni atmosferën luksoze. E vendosur në kate të ndryshme, të gjitha Suitat Deluxe janë me pamje nga qendra e qytetit - Sheshi Skënderbej gjithashtu kanë dhe pamje të bulevardit kryesor të qytetit. Mobiluar në mënyrë bashkohore, 4 Suitat Deluxe mirëpresin të ftuarit në një sallë hyrje, me dhomë gjumi të madhe më vete, një dhomë ndenjeje të dekoruar bukur me një tavolinë ngrënieje. Mobiljet janë moderne dhe të kombinuara shkëlqyeshëm me pëlhura të bukura. Suitat Deluxe kanë karakteristika moderne dhe luksoze, krevat të madh dopio, banjo luksoze mermeri me vaskë ose dush, dy telefona, dy LED TV full HD, 30 kanale televizive falas, sistemin e kontrollit të ajrit të kondicionuar, internet wireless me shpejtësi të lartë falas, kasafortë, makinë kafeje me bustine kafe falas dhe mini-bar me një përzgjedhje të pijeve freskuese, pijeve alkoolike dhe snacks.



DerSpiegel en