Dhomat Deluxe janë të dizenjuara për t’ju bërë ju të ndjeheni të mirëpritur dhe nën një rehati luksoze. Të vendosura në kate të ndryshme, të gjitha dhomat janë me pamje nga qendra e qytetit – Sheshi Skenderbej – ose nga bulevardi kryesor i qytetit. Mobiljet janë moderne dhe të kombinuara shkëlqyeshem me pëlhura të bukura. Dhomat Deluxe janë të arreduara me një krevat të madh dopio ose me dy krevatë standart tek, telefon, TV LED full HD, 30 kanale televizive falas, sistemin e kontrollit të ajrit të kondicionuar, internet wireless me shpejtësi të lartë falas, kasafortë, tavolinë pune dhe mini-bar me një përzgjedhje të pijeve freskuese, pije alkoolike dhe snacks. Dhomat Deluxe ofrojnë një banjo luksoze mermeri me vaskë dhe dush. Disa dhoma ofrojnë mundësinë e komunikimit ndërmjet tyre.


DerSpiegel en