Për ditën tuaj të veçantë ... Ne Kujdesemi!
Imagjinoni dasmën tuaj.
Një festë intime në një ambjent magjik.
Pastaj të përkëdhelur në një suitë komode.
Stafi ynë me përvojë do të punojë përkrahë jush,dhe do të kujdeset për detajet më të vogla,për të bërë dasmën e ëndërrave tuaja realitet.
Dasmat përrallore nuk ndodhin papritur, ato planifikohen. Dita juaj e shumëpritur është e rëndësishme edhe për ne. Organizoni dasmen tuaj në Hotel Tirana International, dhe do t' ju mundësojmë atmosferën dhe shërbimin ideal për pritjen, ceremoninë, e më tej...

“CLASSIC” BALCONY & RESTAURANT   

Ne jemi më të mirët në çdo hap që hedhim.

Salla Classic, është padyshim lëvizja që na diferencon. Kjo sallë mbretërore e mëvetsishme, e veshur në ar, shpreh gjithçka: Besnikërinë tonë, premtimin tonë për t’ju dhënë produkte madhështore, dhe më e rendesishmja, dedikimin tone ndaj përsosmërisë.

Salla Classic, tërësisht e re, e stiluar me klas, me ngjyrat blu mbretërore, detajet e florinjtë në sinkron ideal mes thjeshtësisë së të bardhës. Është tepër unike në stilin dhe konfortin e saj, e shoqëruar nga pamja e Tiranës nga veranda, bëjnë që kjo sallë të jetë thjeshtë perfekte.

Me një kapacitet prej 150 personash, për ditën tuaj të vecantë zgjedhja më e mirë është “CLASSIC” BALCONY & RESTAURANT.

 

“La Pergola” Bar & Restorant
Dasmat në Bar- Restorant "La Pergola" janë të vecanta! Ambjenti elegant dhe veranda me pamje nga Sheshi Skënderbej, e bëjnë ceremoninë e pritjes të dasmës tuaj një përvojë unike dhe i japin shkëlqim ditës tuaj të vecantë!

Ne jemi të gatshëm për tu kujdesur për të gjitha detajet e vogla për ta bërë te persosur kete fillim te jetes tuaj së bashku.
Stafi ynë i specializuar do të kujdeset për gjithcka; nga dekori deri në organizimin e një feste të paharrueshme. Shefi i guzhines do të krijoj menunë që i përshtatet më së miri ditës tuaj të rëndësishme. Si dhuratë për nusen dhe dhëndërin, ofrojmë Suitën Martesore FALAS . Restornat "La Pergola" ka kapacitet deri ne 150 persona.

Shijoni dasmën e ëndrrave tuaja në "La Pergola" Tarracë Bar & Restorant!
Akernia Restorant
"Akernia" është restoranti më i madh në Hotel Tirana International! Sipërfaqja e madhe, dekori, shërbimi, dhe ushqimi i shijshem, bëjnë dallimin dhe bëjnë Hotel Tirana International të jetë zgjedhja më e mirë për klientet tanë.

Na besoni ditën tuaj të veçantë, dhe ne do të bëjmë ëndërrën tuaj realitet!
Ne ofrojmë dekorimin e restorantit dhe Suitën Martesore si dhuratë për çiftin. Shefi i kuzhines do t'ju kushtojë vemendje dhe përkujdesje maksimale dhe do të punojë me ju për të krijuar menunë e dasmës tuaj. Me kapacitet deri në 250 persona, Restorant "Akernia" ofron zgjedhjen e përsosur për organizimin e dasmës tuaj.

Shijoni dasmën tuaj në "Akernia" Restorant!



DerSpiegel en