"15 katëshi" ishte një pikë reference për të gjithë, referencë krenarie. Në një vend të dominuar nga shtëpi të vogla, kjo ndërtesë dukej nga km larg.

Ai ishte ndërtesa më e lartë e ndërtuar ndonjëherë në Shqipëri. Duke qenë një nga veprat më madhështore e kohës së komunizmit, ndërtimi i tij zgjati 10 vjet dhe përfundoi në vitin 1979. Ndërtuesit u saj u kujdesën që të përdoreshin materialet më të mira të kohës dhe çdo detaj i tij të ishte perfekt.

Me fasadën e tij prej mermeri të bardhë akull, ai u bë shumë shpejt një simbol i Kryeqytetit.

Hotel Tirana ishte një pikë takimi për njerëzit e rëndësishëm dhe vendi i organizimit të mbledhjeve më të rëndësishme të kohës. Ai përdorej ekskluzivisht për delegacione dhe turistë të huaj çka e bënte një vend misterioz dhe intrigues për vendasit.

Pas privatizimit ai u bë një shtëpi e dytë për shumë biznesmenë të huaj që dinë të vlerësojnë shërbimin e shkëlqyer që ofron.

Që prej vitit 1994 ky hotel i është nënshtruar rimodelimeve të vazhdueshme për tu konkluduar me rikonstruksionin e plotë në vitin 2015, që e bëjnë atë një hotel 4 yjesh të standardeve moderneve ndërkombëtare, por njëkohësisht lanë të paprekur madhështinë e hapësirave që e karakterizojnë.

Megjithatë, Tirana International mbetet një Hotel me reputacion dhe histori akoma për tu zbuluar...


DerSpiegel en